Sektori i turizmit në Kosovë ka shënuar rritje edhe gjatë vitit 2026, me një numër më të madh vizitorësh në hotele gjatë muajit mars.
Sipas të dhënave, janë regjistruar 46 mijë e 649 vizitorë, që përbën rritje prej 15.9% krahasuar me vitin e kaluar. Prej tyre, 27 mijë e 469 kanë qenë vizitorë të huaj dhe 19 mijë e 180 vendorë.
Rritje është shënuar edhe në net-qëndrime, me mbi 94 mijë net në total, ku më shumë se gjysma i takojnë turistëve të huaj. Vizitorët kryesorë kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Rritja e vazhdueshme po shihet si tregues pozitiv për zhvillimin e turizmit në vend.




