Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për bashkim të spektrit politik dhe qytetarëve, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në një komunikatë për media, kjo organizatë thekson se përgjegjësia kombëtare duhet të jetë mbi çdo interes apo llogaritje personale, duke kujtuar kohën kur, siç thuhet, bashkimi ishte arma kryesore për lirinë e Kosovës.
OVL-UÇK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë përçarje, duke theksuar se ata që kanë kontribuar në luftë duhet të ruajnë dhe mbrojnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.
Në fund të komunikatës, organizata ka nderuar dëshmorët dhe ka shprehur respekt për të gjithë ata që, sipas tyre, nuk u zmbrapsën kurrë në rrugën për liri.




