🌿 Rigoni është një nga bimët mjekësore që përdoret shpesh si kurë natyrale kundër gripit, infeksioneve dhe problemeve me fytin.
Rigoni është i pasur me antioksidantë dhe veti antibakteriale, si dhe përmban fibra, hekur, kalcium, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në forcimin e imunitetit 💪.
Kjo bimë përdoret tradicionalisht për lehtësimin e simptomave të astmës, bronkitit, dhimbjeve të fytit, fryrjes dhe problemeve me tretjen. Studimet tregojnë se rigoni ka përmbajtje të lartë antioksidantësh, që ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit 🛡️.
🍵 Përgatitja e çajit të rigonit:
Në ujë të vluar shtohen 4–6 lugë rigon i freskët ose i thatë dhe zihet për rreth 10 minuta. Më pas kullohet dhe i shtohet mjaltë sipas dëshirës 🍯.
Çaji pihet i ngrohtë.
🌬️ Ky çaj mund të përdoret edhe pas ushqimeve të rënda për të ndihmuar tretjen dhe për të lehtësuar problemet me gazrat. Gjithashtu, avulli me rigon dhe vaj esencial eukalipti ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sinozitit.
🧘♂️ Specialistët theksojnë se përveç kurave natyrale, është e rëndësishme edhe hidratimi, ushqimi i shëndetshëm dhe gjumi i mjaftueshëm për shëndet të mirë.




