Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se aktivistja dhe autorja Adelina Tërshani i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe pritet të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Kurtit, Tërshani ka mbi dhjetë vjet përvojë në mbrojtjen e të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke u angazhuar në çështje sociale dhe politika publike.
Ajo vlerësohet si zë kritik dhe intelektual, me formim akademik në gazetari dhe menaxhim të konflikteve, të kryera në Itali.
Sipas njoftimit, Tërshani do të vijojë angazhimin e saj edhe si kandidate për Kuvendin e Kosovës.




