Kujtim Shala ka bërë të ditur se, me propozimin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka theksuar se nga kjo degë në garë do të jenë edhe disa kandidatë të tjerë, përfshirë Sadri Berishën, Besa Gaxherri, Arben Gashin, Naser Gega, Jeton Kelmendi dhe Diellza Bakraçi.
Shala ka falënderuar kolegët e degës për mbështetjen dhe propozimin, duke u shprehur se do të garojnë së bashku në këtë proces zgjedhor.




