Në pikën kufitare në Han të Elezit, Dogana e Kosovës ka ndaluar një autobus me linjë Turqi–Prishtinë me targa të huaja, pas dyshimeve gjatë kontrollit rutinë.
Gjatë kontrollit të realizuar sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku ishte fshehur mall i padeklaruar. Bëhet fjalë për 27 fustane solemne dhe 2 fustane vello.
Mallrat janë konfiskuar, ndërsa ndaj rastit po zhvillohen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në pikat kufitare me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm.




