Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka ngritur shqetësime për gjendjen në Trepça, duke thënë se minatorët po përballen me kushte të rënda pune, mungesë pajisjesh dhe probleme financiare.
Sipas sindikatës, keqmenaxhimi i gjatë dhe mungesa e investimeve po e rëndojnë situatën, ndërsa punëtorët po punojnë në kushte të pasigurta dhe me paga të ulëta.
Ata kanë kritikuar edhe mos pagesën e kontributeve pensionale dhe disa vendime të marra pa përfshirjen e tyre.
Sindikata paralajmëroi se do të mbajë tubim me minatorët pas shqyrtimit të rregullores së re të pagave për të vendosur hapat e ardhshëm.




