Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Heroin e Kombit, Agron Rrahmani, në përvjetorin e rënies së tij.
Haradinaj vlerësoi lart figurën dhe kontributin e Rrahmanit në luftën për çlirimin e Kosovës, duke theksuar trimërinë dhe idealet e tij kombëtare.
“Në përvjetorin e rënies së tij heroike, përulemi me respekt e krenari para veprës së tij, si hero që jetën ia kushtoi lirisë së atdheut dhe mbeti simbol i sakrificës dhe atdhedashurisë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai kujtoi edhe ngjarjet e 12 majit 1998, kur luftimet në Anadrini, Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël shënuan një fazë të rëndësishme të Luftës Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut.
Haradinaj theksoi se 12 Maji shënohet si Dita e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit, në nderim të Milaim Krasniqit, Elmi Morinës dhe Bedrush Gashit.
“Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza!”, ka përfunduar ai.




