Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimit të PDK-së për të mos e përfshirë Fatmir Limajn në listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka thënë se secili ka të drejtë të pranojë ose të refuzojë dhe se kjo çështje nuk duhet të marrë më shumë vëmendje.
“E mos të harrojmë që mundemi, me shumë gjasë, me i pas dy palë zgjedhje këtë vit, pra ka me qenë maratonë. Gjithashtu, edhe Nisma ka gjasë me u ripozicionu nëse dëshiron me garu”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se fokusi duhet të jetë te çështjet ekonomike dhe zhvillimore, si krijimi i kapaciteteve të reja energjetike dhe forcimi i demokracisë.
“Mos të humbim kohë me këtë temë, por të fokusohemi në ndryshimet që i duhen Kosovës”, ka shtuar Muharremi.




