Kryetari i Prizrenit dhe drejtues lokal i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka reaguar pas deklaratave për kandidimin e Nait Hasani në zgjedhjet e ardhshme.
Hasani kishte bërë të ditur se është propozuar për deputet nga dega e PDK-së në Prizren, megjithatë Totaj e ka mohuar një gjë të tillë në këtë fazë.
Ai tha se për shkak të dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, personat e përfshirë nuk do të jenë pjesë e garës deri në sqarim ligjor.
“Derisa të qartësohet në aspektin ligjor kemi konsideru që PDK dega në Prizren duhet të reflektojë, dhe ata persona në këto zgjedhje të mos jenë pjesë e garës,” tha Totaj.
Ai shtoi se procesi zgjedhor në atë rast ka qenë i komprometuar dhe se partia do të reflektojë në mënyrën e saj të brendshme deri në përfundimin e hetimeve.




