Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka kritikuar ashpër partitë kryesore në vend, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, duke i akuzuar se po rikandidojnë persona të përfshirë në manipulim votash.
Në një reagim, ai ka thënë se partitë nuk mund të flasin për shtet ligjor dhe drejtësi, ndërsa sipas tij veprojnë në të kundërtën.
Deda ka kritikuar edhe qytetarët, duke thënë se janë pjesë e një sistemi politik të polarizuar dhe të ndarë thellë.




