Në Deçan po vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e raportuar si e zhdukur një ditë më parë.
Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor, Deni Hameli ka bërë të ditur se deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë, pavarësisht kontrolleve në terren dhe përgjatë lumit.
Ai tha se në operacion pritet të përfshihet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës me njësitë e saj të zhytjes, për shkak të kushteve të vështira dhe rrjedhës së shpejtë të ujit.




