Manchester United po kërkon përforcime në mesfushë dhe braziliani Ederson i Atalantës është bërë një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës.
Sipas mediave angleze, klubi po planifikon zëvendësimin e Casemiros, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Drejtuesit e United po shqyrtojnë disa alternativa për mesfushën e së ardhmes.
Përveç Edersonit, në listë janë edhe Elliot Anderson, Adam Wharton, Carlos Baleba dhe Sandro Tonali.
Raportohet se United ka zhvilluar edhe kontakte me përfaqësuesit e Edersonit, ndërsa lojtari thuhet se është i interesuar për një transferim në Premier League.
Ederson ka luajtur 40 ndeshje këtë sezon me Atalantën dhe ka kontratë deri në vitin 2027.




