📅 Sot, më 15 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes, e shpallur në vitin 1993 me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 🇺🇳.
👨‍👩‍👧‍👦 Kjo ditë synon të theksojë rëndësinë e familjes dhe të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet sociale, ekonomike dhe demografike që ndikojnë në familje në mbarë botën.
🏛️ Me këtë rast, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka organizuar një sërë aktivitetesh, ku merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.




