Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar për ngjarjet e mbrëmshme në Skenderaj, duke thënë se ato kanë shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët dhe kanë hapur shumë pikëpyetje.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se dërgimi i forcave speciale nuk është parë vetëm si një aksion policor, por si veprim që ka rikthyer kujtime të rënda për shumë qytetarë.
Sipas tij, çdo veprim institucional duhet të jetë i matur dhe transparent, në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe jo të perceptohet si presion politik.
Ai shtoi se Policia e Kosovës duhet të mbetet institucion profesional dhe i paanshëm, larg ndikimeve politike, duke theksuar se Drenica mbetet simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar.




