Kryetari i degës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, është liruar nga Spitali Rajonal i Mitrovicës pas trajtimit mjekësor, pas incidentit fizik që ndodhi një ditë më parë.
Nga spitali është konfirmuar se Mehani ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është liruar për në shtëpi.
Ngjarja kishte ndodhur të enjten, ku u raportua për një konflikt fizik mes Mehanit dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, duke shkaktuar reagime të shumta në opinion.




