Policia e Kosovës ka përfunduar trajnimin 15-ditor për operimin e dronëve të tipit Skydio, ku 12 zyrtarë policorë u certifikuan për përdorim profesional të sistemeve ajrore pa pilot.
Trajnimi përfshiu operimin e dronëve, planifikimin e misioneve dhe procedurat e sigurisë në terren.
Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës pranoi një donacion prej 273,637.22 dollarë nga Ambasada e SHBA-së përmes programit ATA, që synon forcimin e kapaciteteve teknologjike dhe operacionale të policisë.




