Barcelona po synon një përforcim në sulm dhe në listën e saj është edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, aktualisht pjesë e Mallorcas.
Sulmuesi ka shënuar 22 gola këtë sezon dhe shihet si opsion “low cost” për repartin ofensiv të katalunasve FC Barcelona, me një vlerë të kartonit rreth 15 milionë euro.
Përveç Muriqit, Barcelona po monitoron edhe disa lojtarë të tjerë për të forcuar skuadrën në afatin kalimtar.




