Janë vënë në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit, e cila do të zhvillohet më 21 maj 2026 në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se biletat mund të sigurohen online përmes platformës eBileta, me çmime të ndara sipas tribunave: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro dhe VIP 30 euro.
Po ashtu është përcaktuar edhe ndarja e tifozëve në stadium, ku përkrahësit e Ferizajt do të vendosen në tribunën Veri, ndërsa tifozët e Dukagjinit në tribunën Jug.




