Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Pas takimit me Haxhiun, Kos pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Më pas, Kurti dhe Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.




