Të premten mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale me diell. Në disa zona parashihen edhe riga lokale shiu.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.




