Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 21 me të lënduar dhe 42 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2444 gjoba trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.




