Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.59 euro për litër, për benzinën 1.49 euro, ndërsa për gazin 0.76 euro për litër.
Krahasuar me ditën e djeshme, çmimet e naftës dhe benzinës kanë mbetur të pandryshuara, ndërsa gazi është liruar për 1 cent.




