Kosova sot do të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 18 gradë.
Sipas IHMK-së, gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, ndërsa cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë.