Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se Kosova është pjesë e një tabloje më të gjerë të sigurisë evropiane dhe se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa të.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ajo tha se procesi i zgjerimit të BE-së po merr hov të ri dhe se ekzistojnë perspektiva reale për anëtarësime të reja në vitet e ardhshme.
Kos theksoi se zgjerimi lidhet ngushtë me sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, duke shtuar se një nga prioritetet e saj është integrimi më i fuqishëm i Kosovës në BE.




