Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të vlefshme për ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për një cent krahasuar me ditën paraprake, duke arritur në 1.60 euro për litër.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet 0.76 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.




