Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur zhgënjim për zhvillimet e fundit politike në vend, duke thënë se skena politike po udhëhiqet nga interesa partiake, klanore dhe personale.
Pacolli deklaroi se situatën po e vëzhgon “nga periferia” dhe në mënyrë neutrale, duke u fokusuar vetëm në interesin e qytetarëve dhe të shtetit.
Sipas tij, zhvillimet politike po dëmtojnë qytetarët, imazhin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai tha se nuk arriti t’i realizojë synimet e tij politike pasi, sipas tij, ishte i vetmuar në përpjekjet për të promovuar ndershmërinë, meritokracinë dhe zhvillimin ekonomik.
“Vota e qytetarit nuk ma mundësoi që në Kosovë të instalohej filozofia e ndershmërisë, respektit ndërnjerëzor dhe zhvillimit ekonomik”, është shprehur Pacolli.




