Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Kosovë ka theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional si kusht për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit evropian.
Ajo ka zhvilluar në Prishtinë një drekë pune me gra me ndikim nga Kosova, ku ishte e ftuar edhe drejtoresha e RTK 2, Aleksandra Jovanoviq. Kos ka thënë se takimi ishte me shumë energji pozitive për procesin e integrimit evropian.
Gjatë vizitës, ajo është takuar edhe me përfaqësues të institucioneve në detyrë, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe diplomatët e BE-së në Prishtinë.
Ajo ka theksuar se pret rikthimin në Kosovë sapo të rikthehet stabiliteti institucional./RTK/




