Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formulën për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve dhe ekipeve të numërimit për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas vendimit, do të emërohen 14,500 anëtarë për vendvotime (prej tyre 1,110 rezervë) dhe 214 anëtarë për votimin me kusht, të nominuar nga subjektet politike.
Po ashtu, në 38 Qendra Komunale të Numërimit do të angazhohen 2,064 anëtarë në 508 ekipe të numërimit për verifikimin dhe numërimin e votave./EO/




