Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 113 në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar shortin për renditjen e partive në fletëvotim, ku LDK-së i është caktuar numri 113.
Kandidat për kryeministër nga kjo parti është Lumir Abdixhiku.
Zgjedhjet e 7 qershorit vijnë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u arrit zgjedhja e presidentit brenda afateve kushtetuese.




