Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar pas grumbullimit të qytetarëve dhe vendosjes së traktorëve në rrugë pranë stacionit policor, ku po intervistohej kryetari i komunës, Sami Lushtaku.
Mehani e ka krahasuar këtë veprim me ngjarjet në veri të vendit, duke thënë se po përdoren “metoda të Milan Radojiçiqit”.
Ai ka pretenduar se bllokimi i rrugëve me traktorë dhe mjete të tjera është i papranueshëm dhe i rrezikshëm për rendin publik.
Nga ana tjetër, Mehani dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se sulmi ndaj tij është kryer nga Lushtaku, ndërsa ky i fundit i ka mohuar këto pretendime.




