Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka përkujtuar ish-deputetin dhe veprimtarin Agim Kikaj në 9-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai ka vlerësuar kontributin e Kikajt në politikë dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, duke e cilësuar si figurë të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku ka theksuar se Kikaj do të kujtohet për angazhimin e tij atdhetar, modestinë dhe kontributin në jetën publike të vendit.




