Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, me pesë vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas vendimit, konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë pune dhe është formuar edhe paneli vlerësues për kandidatët.
Gjatë mbledhjes pati diskutime dhe kundërshtime lidhur me procesin, përfshirë pretendime për ndërhyrje dhe vonesa në dekretim, ndërsa disa anëtarë kërkuan që procesi të zhvillohet pa ndikime politike.
Në fund, KPK vendosi të vazhdojë me procedurat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.




