Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës “Albi Mall”, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar.
Për javën e 34-t të edicionit, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Llapit, Arianit Hasani, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren ndaj SC Gjilanit.
Hasani u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores për skuadrën dhe synimet e klubit për renditje më të lartë në tabelë, si dhe për shmangien e barazhit. Ai falënderoi bashkëlojtarët dhe trajnerin për kontributin në suksesin e tij dhe të ekipit.




