Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar modelin ekonomik aktual, duke thënë se nuk po sjell zhvillim afatgjatë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se politikat e deritanishme po e menaxhojnë varfërinë, por jo ta zvogëlojnë atë në mënyrë të qëndrueshme.
Rukiqi ka theksuar nevojën për një model të ri zhvillimor, me fokus në investime kapitale, inovacion, prodhim vendor dhe rritje të eksporteve, duke shtuar se ekonomia duhet të krijojë më shumë vende pune dhe mirëqenie reale.




