Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar familjen e Afrim Mexhuanit në Obiliq, ku ka diskutuar për gjendjen ekonomike dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët në Kosovë.
Ai tha se shumë familje po përballen me rritjen e çmimeve, pagat e ulëta dhe mungesën e perspektivës, duke theksuar se jeta është bërë e vështirë për qytetarët.
Hamza kritikoi qasjen e qeverisë aktuale, duke thënë se vendit i duhen politika që përmirësojnë mirëqenien dhe jo propagandë e përçarje.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për paga më të larta, çmime më të ulëta dhe më shumë dinjitet për familjet kosovare, duke bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.




