Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas raportimeve që e rendisin Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka akuzuar opozitën dhe disa media për, siç tha, interpretim të njëanshëm të të dhënave ekonomike.
Murati tha se sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova gjatë qeverisjeve të kaluara ka qenë në fund të listës, ndërsa aktualisht vendi po shënon rritje më të shpejtë ekonomike krahasuar me shtetet e tjera.
Sipas tij, kjo ka ndikuar që Kosova të mos jetë më e fundit në ranglistë, duke shtuar se qytetarët duhet të vlerësojnë vazhdimësinë e rritjes ekonomike apo kthimin në politikat e mëhershme.




