Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencive të metrologjisë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshja u nënshkrua në Ditën Botërore të Metrologjisë dhe synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian.
Sipas saj, Kosova po vazhdon investimet në laboratorë, pajisje moderne dhe digjitalizimin e shërbimeve, me qëllim rritjen e cilësisë së matjeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.




