Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është ndërprerë sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve në Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit në pikat kufitare me Kosovën.
Si pasojë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa autoritetet maqedonase kanë ndalur përkohësisht hyrje-daljet e personave dhe automjeteve.
Qytetarëve u është rekomanduar të përdorin pikat kufitare alternative Stançiq-Bellanoc dhe Glloboçicë, deri në normalizimin e situatës.
Bllokimi vjen në ditën kur në Shkup pritet të mbahet protesta e studentëve shqiptarë për mbrojtjen e gjuhës shqipe.




