Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se në Pejë ka prezantuar projektet që, sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon t’i rikthejë në qeverisje, përfshirë ndërtimin e termocentralit të ri dhe gazsjellësin amerikan.
Ai tha se këto projekte do ta forcojnë sigurinë energjetike dhe do të garantojnë zhvillim ekonomik e një jetë më të mirë për qytetarët.
Sipas Haradinajt, Aleanca mbetet zgjidhja për një shtet që mbron qytetarët, i bashkon dhe punon për një Kosovë më të zhvilluar e më afër qytetarëve të saj.




