Po vazhdon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Sipas raportimeve, gjatë ditës janë pritur edhe pjesëmarrës nga qytete të tjera shqiptare. Ndërkohë, tashmë kanë mbërritur edhe autobusët me studentë nga Tetova, dhe në çdo moment pritet të nisë marshimi.




