Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Sipas të dhënave zyrtare, janë aprovuar 131,800 kërkesa nga 142,803 aplikime gjithsej, ndërsa 10,907 janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se shumica e votuesve të regjistruar kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërsa një pjesë tjetër do të votojë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Votimi me postë do të nisë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor, po atë ditë kur do të zhvillohet edhe votimi në ambasada dhe konsullata.




