Bitcoin ka rënë nën nivelin e 77,000 dollarëve, duke shënuar një ulje prej rreth 2.4%, në 76,500 dollarë, sipas raportimeve të tregjeve financiare.
Rënia e kriptomonedhave erdhi pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit, çka rriti pasigurinë në tregjet globale dhe ndikoi në rritjen e çmimit të naftës.
Sipas raportimeve, edhe kriptomonedha të tjera kryesore kanë shënuar rënie, ndërsa asetet me rrezik janë dobësuar në tregjet ndërkombëtare./EO/




