Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), së bashku me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi (QBD), kanë publikuar raportin mbi zgjedhjet lokale dhe nacionale të vitit 2025, me fokus në aspektin gjinor.
Sipas raportit, përfaqësimi i grave në proceset zgjedhore mbetet shumë i ulët, si në kandidime ashtu edhe në rezultate, duke nxjerrë në pah nevojën për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në politikë.
Në prezantim u theksua se vetëm një numër i vogël grash kanë garuar për poste udhëheqëse komunale, ndërsa shumica e komunave janë udhëhequr nga burra.
Përfaqësues të institutit dhe partnerëve ndërkombëtarë theksuan se, pavarësisht kuotave ligjore, nevojitet vullnet më i madh politik dhe reforma për të arritur barazi reale gjinore në vendimmarrje./EO/




