Kandidati për deputet nga PDK, Mentor Ismaili, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për qasje politike që, sipas tij, rrezikon stabilitetin e vendit.
Ismaili tha se deklaratat për “republikë të tretë” dhe veprimet politike që cenojnë rendin kushtetues nuk përbëjnë vizion shtetëror, por rrezik për të ardhmen e Kosovës.
Ai theksoi se vendi ka nevojë për stabilitet, aleanca të forta dhe lidership që mbron shtetin, duke mos u përfshirë në “eksperimente politike”./EO/




