Në Prishtinë është mbajtur një panel diskutimi për përfaqësimin e grave në politikë, ku u theksua se gratë duhet të përfshihen në institucione mbi bazë të meritës dhe jo vetëm përmes kuotave gjinore.
Pjesëmarrëset nga partitë politike vlerësuan se gratë përballen me sfida në garat zgjedhore dhe shpesh përfaqësimi i tyre mbetet simbolik.
Ato theksuan nevojën për më shumë besueshmëri, mbështetje reale dhe kushte të barabarta në garën politike.




