Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka theksuar se Qendrat për Aftësim Profesional duhet të shërbejnë si urë direkte drejt punësimit dhe jo vetëm si institucione që lëshojnë certifikata.
Gjatë një vizite në Ferizaj, ajo diskutoi për nevojën e bashkëpunimit më të madh me sektorin privat dhe përshtatjen e trajnimeve me kërkesat reale të tregut të punës.
Sipas saj, programet e aftësimit profesional duhet të jenë më efektive dhe të krijojnë mundësi konkrete punësimi për qytetarët.




