Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se vendit i duhet një kryeprokuror i ri dhe kritikoi Blerim Isufaj për gjendjen në sistemin prokurorial.
Në reagimin zyrtar, Prokuroria Speciale theksoi se ushtron mandatin në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme, duke shtuar se nuk komenton deklarata politike që, sipas saj, nuk mbështeten në fakte apo procedura institucionale.
PSRK-ja deklaroi se do të vazhdojë punën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.




