Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka identifikuar prani të salmonelës në një ngarkesë të mishit të pulës të kompanisë Elkos SH.P.K, duke e klasifikuar produktin si të parregullt.
Sipas raportit laboratorik të AUV-së, mostra e mishit të ngrirë është testuar në kuadër të Planit Nacional të monitorimit dhe analizat kanë treguar afinitet për bakterin “Salmonella Minnesota”.
Raporti thekson se produkti nuk i ka përmbushur standardet e sigurisë ushqimore, ndërsa salmonela mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore si temperaturë, diarre, të vjella dhe dhimbje barku.
Deri tani, kompania nuk ka dhënë reagim lidhur me rastin./EO/




