Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Haradinaj tha se e ka falënderuar diplomatin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Britania i ka dhënë Kosovës ndër vite, veçanërisht në forcimin e subjektivitetit shtetëror në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një objektiv strategjik për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.




